E mërkurë, 28 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Katër persona arrestohen për dy rastet me vdekje në Gjorçe, MPB zbulon se bëhet fjalë për grabitje

Katër persona janë arrestuar lidhur me dy rastet në të cilat një burrë 62-vjeçar dhe një grua 76-vjeçare u gjetën të vdekur me shenja dhune në shtëpitë e tyre në Shkup, më 22 dhe 27 tetor. Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se të dyshuarit lidhen me dy veprat penale, të cilat tani janë kualifikuar si "grabitje me pasojë vdekjen".

Nga SPB Shkup informojnë se dje (27 tetor) janë privuar nga liria A. S. (22), H. E. (20) dhe K. A. (58), të gjithë nga Shkupi, si dhe M. R. (26) nga Strumica.

Kater personat dyshohen për dy vepra penale "grabitje" me pasojë vdekjen, sipas nenit 237 paragrafi 5 të Kodit Penal.

"Në koordinim dhe pas urdhërave të Prokurorisë Publike Shkup, dhe me qëllim plotësimin e të gjithë materialit provues për procedurë të mëtejshme, për personat është kërkuar paraburgim i shkurtër sipas nenit 170 lidhur me nenin 165 të Kodit të Procedurës Penale, pas së cilës do të paraqitet padi penale përkatëse", njoftuan nga MPB.

Arrestimet vijnë pas dy rasteve në të cilat persona u gjetën të vdekur në shtëpitë e tyre, me shenja të dukshme dhune.

Dje, më 27 tetor, një grua 76-vjeçare u gjet e vdekur në një shtëpi në rrugën "Gjurchin Kokale" në Gjorçe Petrov. Rasti u raportua në orën 9:18 nga vajza e saj, e cila e gjeti nënën e saj pa shenja jete.

Nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore u konstatuan shenjat e vdekjes me shenja të dukshme dhune, dhe me urdhër të prokurorit publik trupi u dorëzua për autopsi.

Pesë ditë më parë, më 22 tetor, një burrë 62-vjeçar u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në zonën e Gjorçe Petrov, gjithashtu me shenja dhune. Edhe në këtë rast trupi u dorëzua për autopsi.

Lajme të ngjashme