Përdorur fondet për ndihmën njëherëshe për pensionistët në rrezik social nga Komuna Qendër

Komuna Qendër njofton se fondet e parashikuara për ndihmën financiare njëherëshe për pensionistët në rrezik social janë shfrytëzuar plotësisht.
Për këtë arsye, Thirrja Publike për këtë masë nuk është më aktive, dhe pas publikimit të këtij njoftimi në Arkivin e Komunës Qendër nuk do të pranohen kërkesa të reja.
Deri në momentin e përfundimit të thirrjes janë dorëzuar mbi 1.300 kërkesa.
Për këtë qëllim nga Buxheti i Komunës Qendër për vitin 2026 janë ndarë 7 milion denarë, ndërsa ndihma është dyfishuar – nga 2.500 denarë vitin e kaluar në 5.000 denarë. Me këtë është përmbushur premtimi për mbështetje më të fuqishme për bashkëqytetarët më të moshuar që ndiejnë më së shumti peshën e shpenzimeve jetësore.
Komuna Qendër falënderon të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes.



