Gashi – Tiganj: Konfirmuar partneriteti tradicional

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi zhvilloi një takim me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj.
Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e ngushta miqësore dhe partneriteti tradicional midis dy vendeve, të cilat përbëjnë një bazë të fortë për avancimin e bashkëpunimit bilateral, por edhe një shembull pozitiv për ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe kontributin ndaj stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit.
Biseduesit shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon, ku u theksua mbështetja e fuqishme dhe e pakushtëzuar politike dhe teknike që Republika e Kroacisë siguron për perspektivën evropiane të shtetit dhe përparimin në procesin e integrimit evropian.



