E enjte, 22 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Sali me Boland: pjesëmarrja e qytetarëve dhe partnerëve socialë në integrimin evropian në fokus

22.10.2026, 17:10

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për çështje evropiane, Bekim Sali, në Bruksel u takua me kryetarin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (KESE), Sheamus Boland. Në fokus të takimit ishte roli i shoqërisë civile dhe partnerëve socialë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE).

Sali theksoi se reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve, duke përfshirë punësimin, mbrojtjen sociale, mundësitë ekonomike dhe cilësinë e shërbimeve publike. Pjesëmarrja e punëdhënësve, sindikatave dhe organizatave qytetare kontribuon që reformat të jenë më transparente, më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Ministri përshëndeti iniciativën e KESE-së për përfshirjen e përfaqësuesve nga vendet kandidate në punën e tij këshilluese, duke e vlerësuar atë si një shembull konkret të integrimit gradual para anëtarësimit. Kjo pjesëmarrje mundëson shkëmbimin e përvojave dhe kontribut në diskutimet për politikat evropiane.

Sali shprehu interes për shkëmbime të rregullta midis Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Komitetit, si dhe për bashkëpunim tematik në fushat e aftësive profesionale, punësimit, konkurrencës dhe përfshirjes sociale. Ai theksoi se dialogu me qytetarët dhe partnerët socialë është thelbësor për forcimin e besimit në procesin e integrimit evropian.

Lajme të ngjashme