Me rënien e Zaevit filluan ndryshimet në Maqedoni, finalja duhet të jetë pensionimi politik i Filipçes, thonë nga VMRO-DPMNE

Ndryshimet që po i shohim tani në vendet evropiane, para pesë vjetësh filluan pikërisht nga Maqedonia. Së pari me rënien dhe largimin nga pushteti të Zoran Zaevit dhe Venko Filipçes si ministër i tij dhe bashkëpunëtor më i afërt.
Më pas, para dy vjetësh, me nokautin e LSDM-së në zgjedhjet parlamentare dhe rënien e pasardhësit të Zaevit, Dimitar Kovacevskit, më në fund erdhën ndryshimet dhe Maqedonia u çlirua nga pushteti kriminal dhe tradhëtar, thonë në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
Populli, shtojnë nga partia në pushtet, mori shpresë se gjërat mund të jenë më të mira dhe në zgjedhje zgjodhi dinjitet, të ardhme, një nesër më të mirë dhe punë të ndershme.
"Prandaj është e pakuptueshme fenomeni që mbretëron në LSDM pas zgjedhjeve në Serbinë fqinje. Ata jetojnë në iluzion dhe janë të bindur se një gënjeshtër e përsëritur 1000 herë ose një histori e trilluar, do të bëhet e vërtetë.
Festojnë disfatën e Aleksandar Vuçiqit, sikur ata të kishin fituar në zgjedhje dhe sikur deri dje të mos ishin miq të mirë. Ata ndoshta duan të harrojnë dhe, me shumë gjasa mendojnë se edhe populli ka kujtesë të shkurtër, prandaj hyjnë në histori të tilla, sikur thjesht te ata të funksionojë Freudi.
Ne dhe qytetarët kujtojmë mirë se deri para disa vjetësh kur Filipçe dhe Zaev ishin në pushtet, si e lavdëronin dhe i përkuleshin Vuçiqit, ndërsa në kufi ai u dhuronte vaksina kundër COVID-it, sepse tanët donin t’i vjedhin".
Populli, vlerësojnë në këtë parti, kujton mirë se deri para vetëm disa vjetësh, Zaev dhe Filipçe e shëtisnin Vuçiqin në veraritë maqedonase, i dhuronin fanella maqedonase dhe i kërkonin falje nëse në Maqedoni për të ishte thënë ndonjë fjalë e keqe.
"Ndërsa njerëzit e tij të afërt si Aleksandar Obradoviç dhe Zoran Bashanoviç, njëri bashkëpunëtor i afërt, tjetri kum i Vuçiqit, menjëherë pas ardhjes së LSDM-së në pushtet, personalisht nga Zaev u vendosën si këshilltarë në qeverinë e tij.
Në vend që të merren dhe të festojnë fitore të një partie në një shtet tjetër, do të ishte e dëshirueshme që LSDM dhe Venko Filipçe ta rregullojnë oborrin e tyre, dhe nëse mendojnë se janë gati dhe pothuajse kanë fituar, le të vijnë dhe të kërkojnë zgjedhje.
Dhe LSDM dhe Filipçe të ikin si djalli nga temjani prej tyre, duke harruar se në Maqedoninë demokratike në pushtet vjen me fitore në zgjedhje.
Dhe kur tashmë LSDM dhe Filipçe pyesin se kush është i radhës, përgjigjja është e thjeshtë. I radhës është Venko, sepse ai është nga e njëjta strukturë e vjetër dhe kriminale e LSDM-së, për të cilin rëndojnë 20% provizioni nga aneksi për rritjen e çmimit për spitalet modulare, viktimat e spitalit modular në Tetovë, vaksinat Stabri, viza e artë, bizneset dhe apartamenti në Dubai, aksionet në kompaninë ajrore indiane dhe shumë të tjera".



