E mërkurë, 28 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Përplasje trenash në linjën mes Madridit dhe Andaluzisë, ka të lënduar

Trenat e kompanive „Renfe“ dhe „Irio“ u përplasën sot në linjën e shpejtë mes Madridit dhe Andaluzisë, për çka trafiku u ndal, njoftoi menaxheri i infrastrukturës hekurudhore, dhe sipas raportimeve të dëshmitarëve okularë, ka disa të lënduar.

Aksidenti ndodhi pak pas orës nëntë në provincën Toledo, njoftoi „Pais“.

Në përplasje morën pjesë treni që udhëtonte nga Madridi për në Sevillë, dhe treni që udhëtonte në drejtim të kundërt.

Sipas raportimeve të dëshmitarëve okularë, kishte disa të lënduar, dhe në vendin e aksidentit u dërguan ekipe mjekësore.

Të dy trenat dolën nga shinat dhe ranë poshtë në gropë.

Treni „Renfe“ më parë kishte ngadalësuar dhe ishte ndalur për disa minuta për shkak të problemeve në trafikun hekurudhor, transmeton Tanjug.

Lajme të ngjashme