(Video) Dhjetë të vdekur në përplasjen mes dy trenave në Spanjë

Dy trena të shpejtë u përplasën sot në Spanjë, ku humbën jetën të paktën dhjetë persona, njoftoi "El Pais".
Qarkullimi në linjën që lidh Madridin me rajonin e Andaluzisë është ndërprerë, informacion që e konfirmoi edhe operatori hekurudhor Adif.
"Qarkullimi në linjën e trenit të shpejtë Madrid-Andaluzia është ndërprerë pas përplasjes mes dy trenave", njoftoi administrata hekurudhore spanjolle në X.
Gazeta spanjolle "El Pais" raportoi se dëshmitarët përshkruan plagë të shumta dhe se ekipet e emergjencës janë në vendin e ngjarjes.
E njëjta gazetë transmeton se dy vagonë kanë dalë nga shinat dhe janë rrëshqitur në një mbushje. Sipas "El Pais", aksidenti ndodhi pak pas orës 9 të mëngjesit me kohën lokale.
Përplasja ndodhi në segmentin mes qyteteve Los Yébenes dhe Urda, në provincën Toledo.



