Automjet përplas njerëzit në Gjermani: disa të lënduar

Në Neustadt am Rübenberge, në veriun e Gjermanisë, mbrëmë vonë një automjet përplasi një grup njerëzish, ku u lënduan disa persona.
Policia qëlloi ndaj automjetit, por ai u largua nga vendi i ngjarjes, konfirmoi një zëdhënës i policisë, transmeton Ekkow.
Ngjarja ndodhi në landin e Saksonisë së Poshtme, në veriperëndim të Hanoverit. Katër ose pesë persona u lënduan, disa prej tyre me lëndime serioze. Të gjithë janë dërguar në spital dhe, sipas informacioneve të fundit, nuk janë në rrezik për jetën.
Policët që po kryenin një kontroll rutinë trafiku në afërsi ishin dëshmitarë të ngjarjes pak para mesnatës. Ata hapën zjarr për të ndaluar automjetin, shpjegoi zëdhënësi. Megjithatë, makina arriti të largohej, dhe një numër i madh policësh së bashku me një helikopter tani po kërkojnë të dyshuarin ose të dyshuarit.
Rezultatet fillestare të hetimit tregojnë se personat e përfshirë në ngjarje ndoshta njiheshin mes tyre. Rrethanat e plota të ngjarjes ende po verifikohen.



