E hënë, 26 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Skena të pabesueshme nga Beogradi: policia largohet me automjetet e tyre, njerëzit hedhin sende drejt tyre

Ndërsa forcat policore po tërhiqeshin nga qendra e Beogradit pas humbjes zgjedhore të Aleksandar Vuçiçit, qytetarët i përcollën me fishkëllima, thirrje dhe goditje mbi automjetet e tyre. Disa nga të pranishmit hodhën gurë drejt konvojit policor, dhe të paktën një automjeti iu thyen xhamat, raportoi N1 Serbia.

Në rrjetet sociale qarkullojnë video nga tërheqja e policisë.

X (Twitter)

Mili narod pozdravlja policiju. ❤️ https://t.co/kQrUvKEyoe

— Jeremija (@4nbgd) 25 tetor 2026

Shiko në X

Në një video veçanërisht dramatike shihet një kolonë automjetesh policore që përpiqen të largohen, të rrethuara nga qytetarë që hedhin sende të ndryshme drejt tyre. Një person madje godet me një shkop metalik të gjatë anëtarë të Xhandarmërisë – të cilët ndodhen në një nga automjetet – ndërsa policët përpiqen të mbrohen. Gjithashtu dëgjohen edhe zëra të mjeteve piroteknike.

Në një video tjetër shihen policë me pajisje për shpërndarjen e demonstratave që largohen këmbë nga vendi, të shoqëruar me fishkëllima të forta.

Në rrjetin social X, videot shkaktuan shumë reagime; një përdorues komentoi ironikisht: "Çfarë u ka këtyre njerëzve të mirë? Pse po ikin?"

X (Twitter)

Olos, batinase i krimilicajce ovako ispratiti. https://t.co/fQt4NLXxWo

— MM (@mamihajllo) 25 tetor 2026

Shiko në X

Automjete policore të mbushura me sende; xhama të thyer
Sipas një raporti të N1, autobusët policorë dhe automjetet e Xhandarmërisë po tërhiqeshin nga zona para Pallatit të Vjetër, afër Parkut Pionir – një vend i njohur mes qytetarëve si "Kaciland".

Disa qytetarë iu afruan automjeteve dhe përpoqën të bisedonin me policët, ndërsa të tjerë godisnin autobusin që ishte në krye të kolonës.

Situata më pas eskaloi. Disa nga të pranishmit filluan të hedhin gurë ndaj automjeteve të Xhandarmërisë, duke thyer xhamat e njërit prej tyre. Sipas raportit të N1, policia nuk iu përgjigj sulmeve. Në të njëjtën kohë, disa qytetarë përpoqën të qetësonin ata që po hidhnin sende drejt automjeteve.

Lajme të ngjashme