(Video) Mandati i katërt presidencial për Lula

Presidenti brazilian Luis Inasio Lula da Silva është rizgjedhur në detyrë, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve mundi senatorin Flavio Bolsonaro.
Në një garë që ishte e pasigurt deri në fund, Lula mori 51.76 për qind të votave, ndërsa Bolsonaro mori 48.24 për qind, sipas të dhënave bazuar në numërimin e 99.81 për qind të fletëve të votimit, transmeton CNN.
Me këtë fitore historike, udhëheqësi i majtë 80-vjeçar bëhet presidenti i parë brazilian me katër mandate. Vlen të përmendet se ai është edhe kandidati i parë në historinë braziliane që ka fituar pasi në raundin e parë ka përfunduar në vendin e dytë – një skenar që nuk ka ndodhur që nga rikthimi i zgjedhjeve presidenciale direkte në vitin 1989.
Duhen kujtuar se senatori i djathtë Bolsonaro – djali i ish-presidentit Jair Bolsonaro, i cili aktualisht është në burg – fitoi në raundin e parë më herët këtë muaj, me një avantazh prej rreth 2.2 milionë votash ndaj Lulas. Për këtë arsye, fitorja e Lulas përbën një goditje serioze për lëvizjen politike të familjes Bolsonaro, pasi Flavio nuk arriti të bëjë atë që as babai i tij nuk arriti në vitin 2022: ta mundë Lulën në zgjedhje.
Gjatë gjithë fushatës, Lula theksoi se këto zgjedhje janë një çështje "sovraniteti", duke thënë se populli po zgjedh midis "dikujt që puth flamurin brazilian dhe dikujt që puth atë amerikan".





