Tragjedia në Toledo shtyn të gjitha ndeshjet në Kupën e Mbretit

Federata Spanjolle e Futbollit vendosi të shtyjë të gjitha ndeshjet e Kupës së Mbretit të caktuara për të mërkurën për shkak të tragjedisë në Toledo.
Federata vendosi të marrë këtë hap si shenjë respekti dhe solidariteti me të gjitha viktimat e aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi herët në mëngjes të së mërkurës në provincën e Toledos.
Të gjitha 24 ndeshjet e caktuara për të mërkurën janë anuluar. RFEF do të publikojë orarin e rishikuar për ndeshjet e shtyra në ditët në vijim.
Tragjedia ndodhi kur u përplasën dy trena, dhe sipas vlerësimeve paraprake, të paktën 30 persona humbën jetën.
Foto/ Depositphotos



