Gjetën tetë persona migrantë: u arrestua trafikanti nga Shqipëria

Dje në orën 12:35 në rrugën rajonale Demir Kapija-Negotino, afër vendit të quajtur "Ostrovo", punonjës policie nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajlovo pranë Qendrës Rajonale për Kufirin Jugor e arrestuan P.M.(40) nga Shqipëria.
Gjatë kontrollit në një automjet pasagjerësh "Volkswagen Touran" me targa shqiptare, i cili drejtohej prej tij, u gjetën tetë persona migrantë, prej të cilëve dy të mitur, sipas deklaratave të tyre nga Afganistani.
Ai u mbajt në Stacionin Policor të Negotinos, ndërsa migrantët u dërguan në qendrën pritëse-transit në Gevgelinë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet padi e përshtatshme.



