2720 shkelje trafiku, arrestuar 67 persona për drejtim të pakujdesshëm në tri ditët e fundit

Gjatë tri ditëve të fundit (23/24/25.10.2026) si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut që realizojnë punonjësit policorë nga të gjitha sektorët për punë të brendshme në rrugët nëpër shtet, nga gjithsej 2720 urdhëra pagesash të lëshuara, 1360 shkelje i përkasin drejtuesve që nuk kanë respektuar shpejtësinë e përcaktuar të lëvizjes, njofton MPB.
"Janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit 67 persona, prej të cilëve shtatë për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 21 për drejtim pa patentë shoferi, tetë për shkak të ndalimit të mëparshëm për drejtim automjeti, tre për shkak të drejtimit me shpejtësi më të madhe se e lejuara jashtë vendbanimit, dhe një person për shkak të drejtimit me shpejtësi më të madhe se e lejuara brenda vendbanimit.
Në të njëjtën periudhë janë konfiskuar 27 automjete sipas nenit 300-b të Kodit Penal.
Më tej, sipas pasqyrës statistikore nga aktivitetet policore, gjatë tri ditëve të fundit janë regjistruar 328 shkelje për parkim të parregullt, si dhe 57 sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
Në anën tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për sigurinë në trafikun rrugor janë sanksionuar 33 drejtues motorësh për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse. Gjithashtu janë sanksionuar 239 pjesëmarrës në trafik që nuk kanë përdorur rrip sigurie. Sipas Ligjit për automjetet, 23 automjete janë larguar nga trafiku për shkak se ishin të paregjistruara, dhe katër për shkak të defekteve teknike. Janë sanksionuar edhe tetë drejtues për mosplotësim të kushteve të përcaktuara në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve (fola).
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojmë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", njoftojnë nga MPB.



