Zelenski për Serbinë: Kjo është padyshim një kapitull i ri në historinë e vendit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski komentoi zgjedhjet në Serbi.
„Në Serbi kanë ndodhur ndryshime, fitorja e Listës së Studentëve. Kjo është padyshim një kapitull i ri në historinë e vendit dhe të popullit të tij.
Ne gjithmonë gëzohemi për sukseset tona të përbashkëta, për gjithçka që forcon shoqëritë tona dhe u siguron njerëzve më shumë mundësi.
Jemi të gatshëm të vazhdojmë të zgjerrojmë bashkëpunimin tonë dhe le të realizohen të gjitha shpresat e mira të qytetarëve të Serbisë!“, tha presidenti i Ukrainës.
Në zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme në Serbi, Lista e Studentëve fitoi me 52.54 përqind të votave, ndërsa lista e Aleksandar Vuçiçit „Serbia e Bashkuar“ mori 39.29 përqind, raportojnë mediat lokale.


