E hënë, 26 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Antoneli është një hap larg titullit, dihet çfarë i duhet në Meksikë

Kimi Antoneli vazhdoi të dominojë në Formula 1 dhe me fitoren në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara u gjend një hap larg fitimit të titullit të parë kampion bote në karrierën e tij.

I riu italian, në Austin, triumfoi para Sharl Lekler në Ferrari dhe Maks Verstapen në Red Bull. Antoneli do të duhet të presë garën e ardhshme në Meksiko Siti për të konfirmuar matematikisht titullin.

Garuesi i Mercedes tani ka një avantazh prej 123 pikësh ndaj kolegut të tij të skuadrës, Xhorxh Rasell, dhe suksesi më i madh në karrierë mund ta arrijë që në fundjavën e ardhshme. Për t'u bërë zyrtarisht kampion, Antoneli nuk duhet të humbasë më shumë se 23 pikë ndaj Rasell, ose 24 ndaj Luis Hamiltonit të Ferrarit.

Kjo do të thotë se vendi i nëntë do t'i mjaftonte edhe në rast të fitores së Rasell, ndërsa pozicioni i dhjetë do të kishte të njëjtën vlerë nëse Hamilton përfundon në shkallën më të lartë të podiumit.

Nëse asnjëri prej tyre nuk fiton, Antoneli do të bëhet kampion pavarësisht renditjes në Meksikë.

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme