Masterklas i Antonelit, fitore në Austin

Andrea Kimi Antoneli bëri hapin përfundimtar drejt titullit kampion në kampionatin e Formula 1. Piloti i Mercedes-it fitoi në garën për Çmimin e Madh të SHBA-së, para Sharl Leklerkut dhe Maks Verstapenit. Për të riun italian kjo ishte fitorja e nëntë në sezon dhe në karrierë në përgjithësi.
Mercedes me taktikën brilante, e shoqëruar me vozitjen e shkëlqyer të Antonelit, arriti fitore në Austin. Një ndërrim i gomave ishte taktika e Mercedes-it, ndryshe nga konkurrentët.
Pas një kohe të gjatë Red Bull dështoi në strategji, për shkak të së cilës Verstapeni jo vetëm që nuk arriti t’i rezistojë Antonelit, por në fund të garës humbi edhe pozitën e dytë nga Leklerku.
Luis Hamilton përfundoi i katërti, Lando Norris i pesti, Isaak Hadjar ishte i gjashti. Pasuan Oskar Pjastri, Xhorxh Rasell, Liam Loson dhe Pjer Gasli.
Antoneli në krye ka 123 pikë më shumë se Raselli.
Promovimi i Antonelit në kampion të ri pritet të ndodhë fundjavën e ardhshme në Meksikë.
Foto/ Depositphotos



