Funksion i ri në Facebook: Thuaj vetë çfarë dëshiron të shikosh

Facebook prezanton një funksion që ju lejon, me fjalët tuaja, të tregoni çfarë lloj përmbajtjeje dëshironi të shihni më shpesh ose më rrallë në "feed" tuaj (faqja kryesore).
Opsioni i ri "Algoritmi juaj" ("Your Algorithm") u mundëson përdoruesve të ndikojnë drejtpërdrejt në algoritmin që rekomandon përmbajtje, në vend që të mbështeten plotësisht në rekomandimet automatike të platformës, njoftoi Meta.
Përdoruesit mund të përshkruajnë interesat dhe preferencat e tyre duke përdorur gjuhën natyrale, dhe këto ndryshime reflektohen në përmbajtjen e rekomanduar në kohë reale.
Njëkohësisht, Meta përditësoi menunë që shfaqet kur klikoni në tre pikat pranë një postimi, duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të përshtatin preferencat e tyre.
Atje, ata mund të hyjnë në opsionin "Algoritmi juaj" ose të shënojnë nëse u pëlqen një përmbajtje e caktuar.
Platforma mund të bëjë edhe pyetje shtesë për të kuptuar më mirë se çfarë dëshiron përdoruesi të shikojë më shumë dhe çfarë më pak.
Futja e këtij funksioni të ri është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Meta për t'u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi përmbajtjen që u shfaqet, tha kompania me seli në Menlo Park.



