E hënë, 26 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Nga mesnata çmime të reja të karburanteve

Këshilli Rregullator për Energjitikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbetjeve Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka marrë një Vendim me të cilin bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivatet e naftës mesatarisht për 1,89% në krahasim me vendimin e datës 19.10.2026.

Çmimet referencë të derivatet e naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme shënojnë ulje, dhe atë mesatarisht për benzinat për 8,120%, për naftën (diesel) ka rritje për 0,404%, për vajin ekstra të lehtë ka ulje për 0,074% dhe për mazutin ka rritje prej 2,060%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, mbi të cilin u formuan çmimet me llogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,3292%.

Në Vendimin e KRRE-së është zbatuar vendimi qeveritar për shumën e ulur të TVSH-së për derivatin e naftës EURODIZEL (D-E V) në shumën prej 10% dhe është zbatuar shuma e ulur e akcizës prej 4,00 denarë/litër për benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe për EURODIZEL (D-E V).

Që nga 27.10.2026 në orën 00:01 çmimet maksimale të derivatet e naftës do të jenë:

Benzinë motorike EUROSUPER BS – 95 91,00 (denarë/litër)

Benzinë motorike EUROSUPER BS – 98 93,00 (denarë/litër)

Naftë dizel EURODIZEL BS (D-E V) 99,00 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i lehtë 1 (EL-1) 110,00 (denarë/litër)

Mazut M-1 NS 54,273 (denarë/kilogram)

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 5,00 denarë/litër.

Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) nuk ndryshon.

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) ulet për 0,50 denarë/litër.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,694 denarë/kg dhe tani do të jetë 54,273 denarë/kg.

Lajme të ngjashme