Çmime të reja të karburanteve: Nafta shtrenjtohet, benzina ulet

Që nga mesnata e natës së sotme, nafta do të shtrenjtohet, ndërsa benzina do të ulet, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjitikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbetjeve Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE).
"Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,50 denarë për litër. Çmimet me pakicë të EURODIESEL (D-E V) dhe të vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) rriten për 2 denarë për litër", vendosi KRRE.
Që nga data 20.10.2026 në orën 00:01, çmimet maksimale të derivatet e naftës do të jenë:
Benzinë motorike EUROSUPER BS – 95 – 96,00 (denarë/litër)
Benzinë motorike EUROSUPER BS – 98 – 98,00 (denarë/litër)
Naftë EURODIESEL BS (D-E V) – 99,00 (denarë/litër)
Vaj djegës Ekstra i lehtë 1 (EL-1) – 110,50 (denarë/litër)
Mazut M-1 NS – 53,579 (denarë/kilogram)



