E shtunë, 17 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Serbia e vazhdoi kufizimet e çmimeve të karburanteve deri në fund të vitit

17.10.2026, 11:31

Qeveria e Serbisë e vazhdoi vlefshmërinë e masave për kufizimin e çmimeve me pakicë të karburanteve deri më 31 dhjetor, duke vazhduar kështu rregullimin e çmimeve të euro dizelit dhe benzinës euro premium BMB 95.

Me ndryshimet në rregullore, çmimi maksimal me pakicë i të dyjave derivatet naftë, me përfshirjen e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), do të llogaritet bazuar në çmimin mesatar me shumicë në Serbi, i rritur për 21 dinarë.

Për euro dizelin e destinuar për fermerët e regjistruar, çmimi maksimal është përcaktuar në 184 dinarë për litër.

Rregullorja e ndryshuar është publikuar në "Fletoren Zyrtare" dhe hyn në fuqi sot, transmeton Tanjug.

Me këtë rregullore ndalohet që në çmimet maksimale me pakicë t'u shtohen tarifa ose shpenzime të tjera që nuk janë parashikuar me rregullore ose me dispozita të tjera të veçanta.

Mekanizmi për përcaktimin e çmimeve mbetet i njëjtë. Ministria e Minierave dhe Energjisë çdo të premte llogarit çmimet mesatare me shumicë të euro dizelit dhe benzinës BMB 95, dhe të dhënat më së voni deri në orën 13:00 i dërgon Ministrisë së Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme.

Ministria përgjegjëse më pas përcakton çmimet maksimale me pakicë dhe i publikon në faqen e saj zyrtare të internetit më së voni deri në orën 15:00.

Për mosrespektimin e masave parashikohen gjoba nga 5.000 deri në dy milion dinarë. Personave juridikë mund t'u ndalohet edhe ushtrimi i veprimtarive të caktuara për periudhën nga gjashtë muaj deri në një vit.

Mbikëqyrjen mbi zbatimin e rregullores e kryen Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme të Serbisë.

Lajme të ngjashme