E shtunë, 17 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Zelenski: Lehtësimi i sanksioneve ndaj Rusisë e inkurajon Putinin të vazhdojë sulmet

17.10.2026, 11:47

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski kritikoi vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për lehtësimin e sanksioneve ndaj Rusisë, duke vlerësuar se kjo i jep një shtytje shtesë presidentit rus Vladimir Putin për të vazhduar luftën.

Në një postim në rrjetin social X, Zelenski theksoi se vendimi vjen në kohën kur Rusia po sulmon infrastrukturën energjetike ukrainase, me qëllim që të shkaktojë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike menjëherë para dimrit.

"Rusia përpiqet të lërë miliona qytetarë tanë pa energji elektrike dhe ngrohje. Nevojitet presion për të ndalur këto sulme", tha Zelenski.

Ai vlerësoi se ulja e presionit amerikan të sanksioneve dhe lehtësimi i masave ndaj Moskës, sipas tij, vetëm e inkurajojnë Putinin të vazhdojë veprimet ushtarake.

Zelenski theksoi se Ukraina nuk duhet të tërhiqet dhe se përpjekjet për përfundimin e luftës duhet të vazhdojnë.

"Duhet të vazhdojmë të përpiqemi ta përfundojmë luftën, dhe jo t’i japim Putinit arsye për ta vazhduar atë në mënyrë të pacaktuar", tha presidenti ukrainas.

Lajme të ngjashme