Benzinat dhe nafta me çmime të njëjta, vetëm mazuti shtrenjtohet

Këshilli Rregullator për Energji, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbetjeve Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka marrë një Vendim me të cilin rriten çmimet me pakicë të derivatet naftë në mesatare për 0,87% në krahasim me vendimin e datës 5.10.2026.
Çmimet referuese të derivatet naftë në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme shënojnë ulje, dhe atë në mesatare: për benzinat 1,561%, për naftën 1,479%, për vajin ekstra të lehtë 1,462%, ndërsa për mazutin ka rritje prej 4,079%.
Kursi i denarit ndaj dollarit në periudhën e kaluar, me të cilin janë formuar çmimet në llogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 1,2931%.
Në Vendimin e KRRE-së është zbatuar vendimi qeveritar për uljen e shumës së TVSH-së për derivatin naftë EURODIZEL (D-E V) në shumën prej 10% dhe është zbatuar shuma e ulët e akcizës prej 4,00 denarë/litër për benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe për EURODIZEL (D-E V).
Që nga data 14.10.2026 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivatet naftë do të jenë:
Benzinë motorike EUROSUPER BS – 95 98,50 (denarë/litër)
Benzinë motorike EUROSUPER BS – 98 100,50 (denarë/litër)
Naftë EURODIZEL BS (D-E V) 97,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie ekstra i lehtë 1 (EL-1) 108,50 (denarë/litër)
Mazut M-1 NS 51,742 (denarë/kilogram)
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) nuk ndryshojnë.
Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS rritet për 2,145 denarë/kg dhe tani do të jetë 51,742 denarë/kg.
Vërejmë se këto janë çmimet maksimale të derivatet naftë nga ora 00:01 e datës 14.10.2026. Tregtarët me shumicë dhe me pakicë të derivatet naftë dhe karburanteve për transport mund të formojnë çmime për derivatet dhe karburantet për transport edhe më të ulëta se çmimet maksimale të përcaktuara.



