E shtunë, 24 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Serafimovska Borozan: Pasojnë rritje të reja çmimesh ndërsa Mickoski refuzon të gjitha masat për paga më të larta dhe ndihmë për qytetarët

24.10.2026, 12:02

"Çdo muaj i ri sjell rritje të reja çmimesh. Nga viti i ardhshëm parashikohen edhe rritje të reja të energjisë elektrike dhe ngrohjes. Në Evropë paralajmërohet një goditje e re për shkak të rritjes së kostove të energjisë. Shumë vende tashmë po marrin masa, vetëm Qeveria e Mickoskit nuk bën asgjë", deklaroi Maja Serafimovska Borozan në konferencën e sotme për shtyp të LSDM-së.

Ajo akuzoi se Qeveria i ka lënë qytetarët gjatë gjithë vitit të përballen vetë me rritjen e çmimeve, duke refuzuar masat që LSDM propozoi në fillim të krizës.

"Kostot e jetesës për qytetarët maqedonas nga janari deri tani janë rritur për 4.000 denarë. Në tetor koshinën minimale sindikale është mbi 70.000 denarë, dhe me qiranë për një banesë prej 60 metrash katrorë arrin afërsisht 90.000 denarë. As tre paga nuk mjaftojnë për të mbuluar shpenzimet bazë të jetesës", tha Serafimovska Borozan.

Sipas saj, punëtorët nuk mund të mbulojnë nevojat bazë me të ardhurat e tyre, sepse pagat nuk ndjekin rritjen e çmimeve.

"Punëtori maqedonas punon gjithë muajin, por paga nuk i mjafton për të mbijetuar. Prandaj ka pagën më të ulët në Evropë. Pagat nuk ndjekin rritjet e çmimeve, dhe standardi është në nivelin e një të tretës së standardit në BE. Jo ekonomia e tretë në Evropë, por një e tretë", deklaroi ajo.

Serafimovska Borozan iu referua edhe studimeve ekonomike sipas të cilave Maqedonisë do t’i duheshin 52 vjet për të arritur mesataren e Bashkimit Evropian në mirëqenie.

LSDM thekson se rreth 180.000 punëtorë marrin paga më të ulëta se 31.200 denarë në muaj, ndërsa paga minimale mbetet rreth 26.000 denarë. Partia akuzon Qeverinë se ka refuzuar propozimet e tyre për rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe për masa shtesë për mbrojtjen e standardit të jetesës.

"Ka refuzuar çdo masë të LSDM-së për ndihmë ndaj qytetarëve. Refuzoi pagën minimale prej 600 eurosh, refuzoi masat për mbrojtjen e standardit të jetesës. Edhe në ribalancin e ri nuk ka pagë minimale më të lartë, nuk ka 600 euro për punëtorët, nuk ka masa, nuk ka ndihmë për bujqit", tha Serafimovska Borozan.

Ajo kritikoi edhe borxhin, duke pretenduar se borxhi publik është rritur për katër miliardë euro vetëm në dy vjet.

"Ka borxhe, interesa të larta, dhe faturën do ta paguajnë qytetarët dhe brezat e ardhshëm. Për katër miliardë euro Mickoski e rriti borxhin vetëm në dy vjet, sa gjysma e borxhit total në 30 vitet e fundit", deklaroi përfaqësuesja e LSDM-së.

Ajo akuzoi Qeverinë se në vend që të përmirësojë standardin e jetesës, vazhdon me borxhe dhe ribalancime të buxhetit, pa ndihmë konkrete për qytetarët.

"Shpenzon në mënyrë grabitqare arkën shtetërore. Grumbullon borxh mbi borxh dhe bën ribalancim mbi ribalancimin – jo për qytetarët, por për tendera kriminalë partiak", tha Serafimovska Borozan.

YouTube · klikoni për të ngarkuar videon

Lajme të ngjashme