E hënë, 26 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Sali–Getcova: Thellimi i bashkëpunimit bilateral dhe mbështetja çeke për integrimin evropian

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për çështje evropiane, Bekim Sali, zhvilloi një takim me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, Irena Getcova.

Sali i uroi mirëseardhje ambasadores dhe sukses në misionin e saj diplomatik, duke shprehur gatishmërinë për avancimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit midis dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Sali shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme nga Çekia për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me vendet anëtare në zbatimin e reformave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

U kushtua vëmendje mundësive për shkëmbimin e përvojave çeke nga procesi i anëtarësimit dhe përdorimit të fondeve evropiane, si dhe potencialit për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor dhe kulturor.

Lajme të ngjashme