E shtunë, 24 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

VMRO-DPMNE: Filipçe kërkon ngushëllim në renditjen e vendit të katërt në Brvenicë ndërsa LSDM e bëri parti që feston humbjet

24.10.2026, 09:30

Filipçe dhe LSDM përpiqen të gjejnë ngushëllim në renditjen në vendin e katërt. LSDM me Filipçen është ulur në një rating prej 5% dhe gëzohet për humbjen 4 me 1 nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale në Brvenicë, thonë nga VMRO-DPMNE.

„LSDM nën drejtimin e Filipçes pësoi një debakël politik. LSDM me Filipçen është partia e katërt në Kumanovë dhe Brvenicë, dhe e pesta në Shkup.

Numrat dhe faktet janë treguesi më i mirë për gjendjen në të cilën ndodhet LSDM, e cila nën udhëheqjen e Filipçes u shndërrua në një parti pa vizion politik, pa ofertë bindëse dhe pa kapacitet për t'u imponuar si alternativë serioze mes qytetarëve.

Filipçe nën mentorimin e Zaevit e shndërroi LSDM-në në një parti që gëzohet për humbjet.

Filipçes dhe LSDM-së u dëshirojmë edhe shumë "suksese" të tilla, vende të katërta dhe të pesta, festim të humbjeve dhe mbështetje gjithnjë e më të vogël nga qytetarët“, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme