Nafta Brent arriti në 116,72 dollarë për fuçi

Cmimi i naftës së papërpunuar Brent përfundoi tregtimin të premten në 116,72 dollarë për fuçi, që përfaqëson një rritje prej 3,14 për qind, ose 3,55 dollarë. Nafta amerikane e papërpunuar WTI u shtrenjta me 3,8 për qind, në 103,27 dollarë për fuçi, transmeton "Reuters".
Sulmet ndaj Arabisë Saudite rritën çmimet
Rritja e çmimeve erdhi pas sulmeve të hutëve jemenas ndaj objektivave në Arabinë Saudite, përfshirë infrastrukturën energjetike. Kjo forcoi shqetësimet për ndërprerje të mundshme në furnizimin me naftë.
Për më tepër, pasiguri shtesë shkaktuan informacionet për rrjedhje nafte në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe përkeqësimi i situatës së sigurisë në rrugët detare të rëndësishme për transportin e energjenteve.
Kompania shtetërore saudite e naftës "Aramco" më parë urdhëroi evakuimin e selisë së saj në Dhahran, pranë Bahreinit, pas intensifikimit të përleshjeve.
Brenti u shtrenjta me gjashtë për qind gjatë një jave
Gjatë javës së kaluar, çmimi i naftës Brent u rrit me gjashtë për qind, ndërsa nafta amerikane WTI u shtrenjta me 2,3 për qind.
Cmimi i Brent arriti nivelin më të lartë në mbylljen e tregtimit më 29 prill. Pjesëmarrësit në treg vazhdojnë të ndjekin me kujdes zhvillimet e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rrezikun e ndërprerjeve të reja në prodhimin dhe transportin e naftës.


