E shtunë, 24 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

VLEN: Rritja e pagës minimale prej 67% tregon dallimin mes dy qeverisjeve

24.10.2026, 10:36

VLEN vlerëson se rritja e pagave mbetet një nga çështjet kyçe për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve, ndërsa të dhënat për pagën minimale tregojnë një rritje të të ardhurave nominale të punëtorëve në periudhën 2024-2026.

"Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i ekonomisë dhe punës, Besar Durmishi, paga minimale neto prej 22.567 denarë në vitin 2024 është rritur në 24.379 denarë në vitin 2025, ndërsa në vitin 2026 arrin në 26.046 denarë. Rritja totale është 3.479 denarë.

Në krahasim me periudhën 2016-2018, kur paga minimale u rrit nga 10.080 në 12.165 denarë, pra për 2.085 denarë, rritja nominale në dy vitet e para të mandatit aktual është 67% më e lartë, ose për 1.394 denarë më shumë.

Pas të dhënave për pagën mesatare, edhe këto shifra vendosin në fokus çështjen e të ardhurave të punëtorëve dhe fuqinë e tyre blerëse. Për VLEN është e rëndësishme që rritja ekonomike dhe politikat për pagat të reflektohen në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në mundësinë e familjeve për të mbuluar shpenzimet e jetesës.

Dallimi mes dy periudhave shihet përmes shifrave konkrete.

VLEN mbetet i përkushtuar ndaj politikave të orientuara drejt rritjes së pagave, përmirësimit të kushteve të punës dhe avancimit të standardit të jetesës. Qëllimi është që të ardhurat e punëtorëve të vazhdojnë të rriten, dhe përmirësimi ekonomik të ndjehet drejtpërdrejt nga qytetarët", thuhet në njoftimin e VLEN.

Lajme të ngjashme