E mërkurë, 21 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

VLEN: Për herë të parë, biblioteka e Tetovës merr status universitar

21.10.2026, 09:47

Më propozim të ministrit të kulturës dhe turizmit, Sedat Sulejmani, është miratuar vendimi për zgjerimin e veprimtarisë së bibliotekës "Koço Racin" në Tetovë, e cila për herë të parë bëhet bibliotekë universitare. Me këtë, studentët, profesorët dhe studiuesit do të kenë mundësi më të mëdha për përdorimin e literaturës dhe shërbimeve bibliotekare, njoftuan nga VLEN.

"Për përgatitjen e provimeve, shkrimin e punës së diplomës ose kërkimin shkencor është e nevojshme literaturë e përshtatshme. Me statusin universitar, biblioteka do të mund të përgjigjet më mirë ndaj këtyre nevojave, dhe do të vazhdojë të shërbejë edhe për të gjithë qytetarët. Pas çdo studenti qëndron edhe përpjekja e familjes së tij. Ne punojmë që studentët dhe familjet e tyre të marrin mbështetjen e nevojshme, dhe të rinjtë të kenë mundësi të zhvillohen këtu, në vendin e tyre. Për këtë jemi në pushtet dhe për këtë punojmë çdo ditë", thonë nga partia.

Lajme të ngjashme