(Video) Një fans i filmon Taylor Swift nga afër; këngëtarja i dha shenjë të ndalojë

Taylor Swift u detyrua të reagojë gjatë ndeshjes së fundit të "Kansas City Chiefs", pasi një fans vazhdimisht e filmonte ndërsa ajo, nga lozhat VIP, ndiqte performancën e bashkëshortit të saj, Travis Kelce.
Swift ndoqi ndeshjen kundër "Los Angeles Chargers" në shoqërinë e nënës së bashkëshortit të saj, Donna Kelce, si dhe shoqeve Caitlin Clark dhe Este Haim. Në një moment, një fans u ndalë pikërisht para xhamit të lozhës VIP dhe filloi ta filmonte këngëtaren, megjithëse sigurimi e kishte paralajmëruar më parë që të mos e bënte këtë.
@imcampthomas Taylor arrived near halftime!! (Caitlin not pictured) #TAYLORSWIFT #CHIEFS #CAITLINCLARK #KANSASCITY #ESTEHAIM ♬ Patient Zero – Taylor Swift
Ajo me një gjest i tregoi të kthehej drejt fushës.
Në videon që u përhap në rrjetet sociale, shihet se si Taylor me dorën i jep shenjë fanses të ndalojë filmimin, pastaj tregon drejt fushës – duke i sugjeruar në fakt që të përqendrohet në ndeshje.
Fansja nuk filmonte nga larg; përkundrazi, ajo qëndronte menjëherë para xhamit të lozhës VIP, me shpinën e kthyer nga fusha.
Edhe pse prania e saj në ndeshjet e "Chiefs" është bërë tashmë një dukuri e rregullt, Taylor vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe, veçanërisht për shkak të reagimeve të saj gjatë ndeshjeve. Videoja shpejt nxiti diskutime në rrjetet sociale, ku shumë komentuan sjelljen e fanses.



