Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për 35-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryetari, Darko Kostadinovski dhe gjyqtarja Dobrila Kacarska, marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare „Roli i gjykatave kushtetuese në garantimin e sundimit të ligjit“ në Sofje, Republika e Bullgarisë.
Konferenca organizohet me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Bullgarisë. Mbahen tre panele tematike të dedikuara për përbërjen dhe pavarësinë e gjykatave kushtetuese, respektimin dhe zbatimin e vendimeve të tyre nga organet e tjera shtetërore, si dhe praktikën gjyqësore të gjykatave kushtetuese në kushte krize.
Në ngjarje marrin pjesë më shumë se 50 përfaqësues dhe delegacione të gjykatave kushtetuese dhe institucioneve të ngjashme nga 31 vende të Evropës, Azisë dhe Afrikës, ndër ta folën përfaqësues të institucioneve gjyqësore evropiane, përfshirë edhe nënkryetarin e Komisionit të Venecias, Erik Holmvik, gjyqtarë të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Mesazhe video u prezantuan nga kryetarët e këtyre dy gjykatave, Koen Lenarts dhe Matija Gijomar.
„Me pjesëmarrjen në konferencën ndërkombëtare në Sofje, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut kontribuon në dialogun për sfidat kryesore të drejtësisë kushtetuese moderne, me theks të veçantë në pavarësinë e gjykatave kushtetuese, zbatimin e vendimeve të tyre dhe rolin në sigurimin e sundimit të ligjit. Konferenca është gjithashtu një mundësi për forcimin e kontakteve profesionale dhe bashkëpunimit me institucionet kushtetuese nga Evropa dhe e gjithë bota“, thonë nga Gjykata Kushtetuese.



