E premte, 16 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Pse dikur mbulesat për jorganë kishin një vrimë në mes? Arsyeja është shumë praktike

16.10.2026, 11:56

Dikur ishin pjesë e pandashme e dhomave të gjumit, ndërsa sot më së shpeshti mund të gjenden në dollapet e vjetra ose tek gjyshërit. Bëhet fjalë për jorganët e trashë që përdorej në ish-Jugosllavi, të cilëve mbulesat shpeshherë kishin një hapje të madhe në formë rombi në mes.

Edhe pse shumë njerëz mendonin se hapja shërbente si zbukurim, ajo në fakt kishte një përdorim shumë praktik, shkruan gazeta kroate „Index“.

Jorganët dikur ishin mbushur me lesh ose pendë, prandaj ishin të rënda dhe të vështira për t’u vendosur. Hapja në mes lehtësonte vendosjen e jorganit në mbulesë, si dhe shpërndarjen e tij të barabartë pa pasur nevojë për tërheqje dhe rregullime të vazhdueshme të pëlhurës.

Një avantazh shtesë ishte që jorgani lëvizte më pak brenda mbulesës gjatë gjumit.

Ndryshe nga mbulesat e sotme, modelet e vjetra nuk kishin nevojë për butona ose zinxhirë, gjë që e bënte prodhimin e tyre më të thjeshtë dhe më të lirë. Gjithashtu, hiqeshin, laheshin dhe thaheshin lehtë.

Me kalimin e kohës, këto mbulesa u zëvendësuan me modele moderne, por për shumë njerëz mbeten një kujtim i njohur nga fëmijëria, netët e ftohta dimërore dhe gjumi tek gjyshërit.

Lajme të ngjashme