E premte, 16 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Mickoski: Konfirmim i përpjekjeve të Qeverisë në turizëm janë 1 milion turistë dhe afër 3 milionë netë qëndrimi deri në gusht 2026

16.10.2026, 12:20

Kryeministri Hristijan Mickoski sot, duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske lidhur me të dhënat e publikuara për rritjen e turizmit nga Enti Shtetëror i Statistikave, deklaroi:

„Po, Enti Shtetëror i Statistikave publikoi të dhëna për gushtin dhe për tetë muajt e parë. Ajo që përbënte prioritetin tonë për këtë vit 2026 në fushën e turizmit, ne pothuajse e kemi arritur deri në gusht, domethënë të kemi 1 milion turistë dhe afër 3 milionë netë qëndrimi.

Deri në gusht, ne kemi afër 1 milion turistë, rreth nëntëqind e tetëdhjetë e ca mijë dhe rreth 2 milionë e shtatëqind e dyzet-tri mijë netë qëndrimi. Kjo do të thotë se do ta arrijmë qëllimin që na ishte caktuar në fillim të vitit, të cilin vetë e kemi vendosur. Por ajo që më gëzon më shumë është vërtetë bum-i i madh që ndodhi në muajt e verës korrik-gusht dhe që vazhdoi edhe muajt pasardhës. Për shembull, në gusht numri i turistëve nga jashtë, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është më i madh për 11,1%, dhe numri i netëve të qëndrimit është më i madh për më shumë se 20%, që përbën vërtet diçka që të gjithë ne na ka befasuar në mënyrë të këndshme. Por edhe konfirmim i përpjekjeve të Qeverisë për të promovuar potencialet turistike të vendit dhe në këtë mënyrë të tërheqim turistë. Këtu është edhe marrëveshja që nënshkruajmë me agjencitë turistike që sjellin turistë dhe këtu nuk duhet harruar fakti se udhëtarët që vijnë dhe ata që udhëtojnë jashtë vendit në aeroportet tona janë rritur për 30%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.“

Lajme të ngjashme