(Video) Mrekullia fëmijë e Milanit – Në moshën 19-vjeçare hyri në historinë e futbollit italian

Alfadio Sise shkëlqeu me fanellën e Milanit, shënoi het-trik kundër Salzburgut në Ligën e Evropës dhe hyri në historinë e futbollit italian në vetëm 19 vjeç.
Sulmuesi i ri ishte hero absolut i fitores së "rosonerëve", dhe në vetëm 50 minuta shënoi tre gola duke realizuar het-trikun e parë në karrierën e tij profesionale.
Sidoqoftë, arritja e tij ka edhe një dimension historik.
Me 19 vjet e 358 ditë, Sise u bë italiani më i ri që ka shënuar tre gola në një ndeshje në një kompeticion të madh evropian.
Het-triku i fundit nga një lojtar i Milanit në kompeticionet evropiane daton nga viti 2002, kur Filippo Inzaghi shënoi tre herë kundër Deportivo La Corunas në Ligën e Kampionëve.
Me këtë, Sise ndërpreu një pritje të gjatë dhe tregoi se mund të jetë një nga emrat më interesantë të brezit të ri të futbollit italian.
Foto/ EPA



