E premte, 16 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Mickoski: Po ndërtohen dy interkonektorë gazsjellës me të cilët do të rritet në mënyrë dramatike rëndësia gjeo-strategjike e Maqedonisë

16.10.2026, 13:02

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske lidhur me procesin e gazifikimit, se deri ku është ai proces, cili do të jetë përfitimi për qytetarët dhe kur mund të pritet të përfundojë, deklaroi:

„Në këtë moment, si kurrë më parë, po ndërtohen dy interkonektorë gazsjellës, njëri me fqinjën tonë jugore, tjetri me fqinjën tonë veriore. Njërin pres që të jetë i sinkronizuar dhe i vënë në përdorim deri në fund të gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, ndërsa tjetrin pres që deri në fund të vitit 2028 të jetë plotësisht i sinkronizuar. Me çka në mënyrë dramatike, kur them dramatike, në mënyrë dramatike do të rritet rëndësia gjeo-strategjike e Maqedonisë si shtet, ndërsa nga ana tjetër, këta dy gazsjellës do të nënkuptojnë mundësi për investitorë që dëshirojnë të investojnë në kapacitete prodhuese të energjisë elektrike që përdorin gazin si karburant. Por kjo do të nënkuptojë edhe mundësi për ne, kur të bëhet fjalë për rindërtimin dhe modernizimin e termocentraleve që përdorin qymyr si karburant, të mund të bëjmë konvertim në gaz dhe kështu të ruajmë vendet e punës dhe të ruajmë këto objekte që të vazhdojnë të prodhojnë.“

Lidhur me konvertimin, kur do të ndodhë ai, kryetari Mickoski shtoi:

„Kjo tashmë po ndodh, AD ESM tashmë po bisedon me Bankën Botërore dhe mendoj se shumë shpejt do të kem lajme shumë të mira për atë projekt.“

Lajme të ngjashme