E shtunë, 24 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Në Sllovaki filluan zgjedhjet lokale dhe rajonale, kanë të drejtë vote 4.41 milion qytetarë

24.10.2026, 11:23

Vendet e votimit në Sllovaki u hapën këtë mëngjes në orën 7 për zgjedhjet lokale dhe rajonale, ku qytetarët do të zgjedhin kryetarë komunash, këshilltarë komunalë dhe qytetërorë, si dhe kryetarë dhe anëtarë të autoriteteve rajonale. Votimi do të zgjasë deri në orën 20.

Të drejtë vote kanë afërsisht 4.41 milion njerëz, ndërsa zgjedhjet po zhvillohen në 6,029 vende votimi në 2,926 komuna, qytete dhe lagje qytetërore, transmetoi agjencia sllovake e lajmeve TASR.

Përveç përfaqësuesve lokalë dhe rajonalë, në Bratislavë dhe Košice zgjidhen edhe kryetarët e lagjeve qytetërore dhe anëtarët e këshillave të tyre, transmeton Tanjug.

Mandati i funksionarëve të zgjedhur zgjat katër vjet. Qytetarët mund të votojnë vetëm në vendin ku kanë regjistruar banesën e përhershme.

Të drejtë vote, përveç shtetasve të rritur të Sllovakisë, kanë edhe shtetasit e huaj që kanë banesë të përhershme në vend.

Lajme të ngjashme