(Video) Iranianët publikuan video: "Tankeri me dy milionë fuçi naftë ka goditur një minë"

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se shpërtheu një zjarr në një tanker nafte në ngushticën e Hormuzit, pasi ai goditi një minë detare. Sipas pretendimeve të tyre, zjarri shpërtheu në pjesën e makinave të anijes pas një shpërthimi.
Në njoftimin zyrtar, i transmetuar nga mediat shtetërore iraniane, thuhet se tankeri po lëvizte në një "rrugë të paautorizuar jugore" përmes ngushticës. Gjithashtu, shtohet se sistemet e pozicionimit dhe navigimit të anijes ishin fikur.
Kreu i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit, admirali Ali Ozmaei, deklaroi këtë javë se çdo anije që do të fikë sistemet e saj të navigimit do të konsiderohet armike.



