(Foto) Kim Kardashian u maskua për Natën e Shtrigave si vajza e saj

Kim Kardashian tërhoqi shumë vëmendje me kostumin e saj për Natën e Shtrigave, duke vendosur të maskohej si vajza e saj trembëdhjetëvjeçare, North West. Ylli i shfaqjeve reality kopjoi stilin e njohur të vajzës së saj deri në detajin më të vogël dhe ndau fotografitë në Instagram.
Kim mbante një paruke me ngjyrë blu neon me pjesë në mes, vetulla të holla, qerpikë artificialë të dukshëm dhe buzë të vizatuara me vijë të errët. Pamjen e përfundoi me thonj të zbukuruar dhe veshje të gjërë, kryesisht në ngjyrë të zezë – pikërisht në stilin që North zakonisht mban.
Përveç fotografive dhe videove të shkurtra ku imiton pozat e vajzës së saj, Kim shkroi thjesht: „Nata e Shtrigave 2026“.
Shumë e interpretuan këtë veprim të saj si një shenjë mbështetjeje për North, zgjedhjet e së cilës në modë gjatë muajve të fundit kanë shkaktuar diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Komente vinin njëri pas tjetrit, ku shumë shprehën habinë për ngjashmërinë e madhe mes nënës dhe vajzës. „Nëna më cool në botë“, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër pranoi se në shikim të parë mendoi se po shihte fotografi të vetë North.
Kim padyshim tërhoqi vëmendje me këtë kostum, dhe zgjedhja e saj tregoi se frymëzimin për Natën e Shtrigave të këtij viti e gjeti në familjen e saj.



