Komuna e Kisella Vodës me thirrje për banorët: Merrni pjesë në krijimin e buxhetit komunal për vitin 2027

Në prag të krijimit të Buxhetit për vitin 2027, Komuna e Kisella Vodës organizon takime publike për buxhetim participativ me qytetarët.
"Ky proces realizohet në bashkëpunim me Finance Think, me qëllim që çdo banor të përfshihet drejtpërdrejt dhe të kontribuojë në përcaktimin e prioriteteve për buxhetin komunal të ardhshëm".
Nën moton "Propozo, diskuto, prioritizo", të pranishmit do të kenë mundësinë të tregojnë nevojat më të rëndësishme për lagjen e tyre dhe së bashku të ndihmojnë në përcaktimin e zgjidhjeve buxhetore.
Takimet do të mbahen në dy lokacione, ku e para është caktuar për nesër, të martën, më 3 nëntor 2026, në periudhën nga ora 17:30 deri në 19:00, në Shtëpinë e Kulturës në Dračevë. Takimi i dytë do të realizohet të mërkurën, më 4 nëntor 2026, nga ora 17:00 deri në 18:30, në Shtëpinë e Kulturës "Biljana Beliçanec" në Kisella Vodë.
"Nëse qytetarët nuk janë në gjendje të marrin pjesë personalisht në këto ngjarje, është e hapur mundësia që propozimet e tyre t'i dërgojnë në mënyrë elektronike përmes linkut https://tinyurl.com/PrijaviProblem.
Ky proces realizohet në kuadër të projektit "Mbikëqyrje qytetare: Kapërcimi i hendekut midis premtimeve politike dhe realizimeve në katër fusha zhvillimore", i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës përmes Civica Mobilitas", njoftoi komuna.



