Prin: Dhuna në rrugë është një sinjal që integrimi i migrantëve në Gjermani duhet të përmirësohet

Ministrja gjermane e arsimit Karin Prin deklaroi sot se dhuna që ndodhi pas protestës së të rinjve të shtunën në mbrëmje është një tregues që integrimi i njerëzve me prejardhje migrante në shoqërinë gjermane duhet të përmirësohet.
Ajo tha se incidentet në demonstrata u shkaktuan nga radikalë të majtë dhe individë që vijnë nga "mjedisi migrant", raportoi Deutsche Welle.
"Pranimi i këtij fakti nuk do të thotë nxitje e urrejtjes, por përballje me realitetin dhe shqyrtim i arsyeve pse njerëzit përdorin mjete të tilla", tha ministrja.



