E hënë, 2 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Jotova fiton në zgjedhjet në Bullgari, Siljanovska i uron fitoren

Iliana Jotova fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari, duke u bërë gruaja e parë që mban këtë funksion në atë vend.

Pas përpunimit të 99,95 përqind të fletëvotimeve, Jotova mori 57,58 përqind të votave, ose rreth 1,1 milion, ndërsa kundërshtari i saj Andrej Gjurov, i mbështetur nga opozita pro-perëndimore, mori 39,47 përqind.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova i uron fitoren.

„Në emër të qytetarëve maqedonas dhe në emrin tim personal, i uroj me zemër fitore zgjedhore presidentes Iliana Jotova dhe zv/presidentit Kiril Valçev. Suksesi i presidentes Jotova pasqyron vullnetin e popullit bullgar. Jam e bindur se nën presidencën e saj Bullgaria do të ketë një rol konstruktiv në rajonin tonë dhe në Evropë.

Me padurim pres të bashkëpunojmë në frymën e respektit të ndërsjellë, dialogut të hapur dhe partneritetit të vërtetë. Me vullnet të mirë mund të kapërcejmë sfidat ekzistuese, të forcojmë marrëdhëniet maqedono-bullgare dhe të kontribuojmë për paqe, stabilitet dhe prosperitet“, tha Davkova në urimin e saj në rrjetet sociale.

X (Twitter)

On behalf of the Macedonian citizens and in my own name, I cordially congratulate President Iliana Iotova and Vice President Kiril Valchev on their election victory.

The President Iotova’s success reflects the will of the Bulgarian people. I am confident that, under her presidency, Bulgaria will play a constructive role in our region and Europe.

I look forward to working together in mutual respect, open dialogue and genuine partnership. In good faith we can overcome existing challenges, strengthen Macedonian-Bulgarian relations, and advance peace, stability and prosperity.

— Гордана Сиљановска Давкова (Gordana Siljanovska) (@gogamkd) November 1, 2026

Shiko në X

Lajme të ngjashme