E hënë, 2 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Për shkak të një kërcënimi me bombë, avioni i “Wizz Air” është devijuar drejt Budapestit

Një avion i kompanisë ajrore “Wizz Air”, i cili fluturonte nga Londra drejt Sofjes, sot është devijuar drejt aeroportit në Budapest për shkak të një kërcënimi me bombë, njoftoi ministri hungarez i mbrojtjes Romulus Rusin-Szendi në Facebook.

Avioni po operonte në linjën Londër – Sofje kur arriti kërcënimi për bombë, për çka u detyrua të ndryshojë rrugën fillestare të planifikuar.

Për shoqërimin e avionit të pasagjerëve u dërgua një avion luftarak hungarez i tipit “Gripen”. Avioni i “Wizz Air” u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin e Budapestit.

Shërbimet kompetente aktualisht po kryejnë kontroll sigurie të avionit dhe pasagjerëve, konfirmuan nga “Wizz Air” për portalin hungarez 24.hu.

Pas incidentit, avioni luftarak “Gripen” u kthye në bazën e tij në Kecskemét.

Rusin-Szendi shtoi se policia po ndërmerr masa shtesë sigurie pas uljes.

Lajme të ngjashme