Mickoski në takim me drejtuesit e Deutsche Telekom: Transformimi digjital dhe zhvillimi teknologjik janë prioritete strategjike të Qeverisë

Kryeministri, Hristijan Mickoski, sot së bashku me një delegacion qeveritar përbërë nga ministri i transportit dhe zv/kryeministri Aleksandar Nikoloski, ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme Timço Mucunski, ministri i transformimit digjital Stefan Andonovski si dhe drejtori i TIRZ Goce Dimovski, zhvilluan një takim pune me Timoteus Hetges, Drejtorin Ekzekutiv të Deutsche Telekom dhe Dominik Leroj, Anëtar i Bordit Drejtues të Deutsche Telekom, GID për Evropën.
Në takim u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe investimeve drejt transformimit digjital dhe të ardhmes së Maqedonisë, përmes investimeve në fushën e teknikave moderne në mjekësi dhe inxhinieri, zhvillimit në fushën e komunikimit, zhvillimit të inteligjencës artificiale, sigurisë moderne kibernetike, si dhe planet dhe ambiciet për zhvillim në fushën e qytetit të zgjuar, qytetit të sigurt dhe shtetit të sigurt.
Gjatë bisedimeve u shkëmbyen edhe mendime për konkurrencën evropiane, sigurinë dhe sovranitetin digjital si prioritet strategjik për Evropën, si dhe kapacitetet në fushën e teknologjive cloud, inteligjencës artificiale, inteligjencës artificiale industriale dhe sigurisë kibernetike, bazë për rezistencën dhe konkurrencën digjitale.
Takimi përfaqëson një mundësi për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me një nga kompanitë kryesore evropiane të telekomunikacionit, me qëllim shfrytëzimin e zgjidhjeve teknologjike moderne dhe hapjen e perspektivave të reja për të ardhmen digjitale të shtetit.



