E hënë, 2 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në vizitë zyrtare pune në “Alkaloid”

Një delegacion diplomatik i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, i udhëhequr nga Nikol Varns, ushtruese e detyrës së shefes së misionit në Ambasadën e SHBA-së, në shoqërim me këshilltarin ekonomik Barnabas Birkeland, realizoi një vizitë zyrtare pune në “Alkaloid” AD Shkup, ku mikpritës ishte Drejtori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Bordit Drejtues, Zhivko Mukaetov.

Gjatë takimit të punës, delegacioni pati mundësinë të njihet më në detaje me rrugëtimin zhvillimor dhe funksionimin modern të “Alkaloid”, me performancat financiare dhe prodhuese, si dhe me përcaktimet kyçe strategjike të kompanisë, duke përfshirë orientimin drejt eksportit, investimet kapitale, angazhimet në edukim dhe zhvillim, si dhe zbatimin e standardeve ESG në punë.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e Ambasadës vizituan edhe Muzeun e “Alkaloid”, kapacitetet prodhuese të PC Farmaci dhe Institutin për kërkim dhe zhvillim. Një theks i veçantë u vu në operacionet biznesore dhe bashkëpunimin me partnerët amerikanë. “Alkaloid” është i pranishëm në tregun amerikan përmes degës së tij në New Albany, Ohio, tashmë 21 vjet.

Përveç plasimeve të çajve nga programi Good Nature dhe kozmetikës për fëmijë nga marka Becutan, kompania ka krijuar forma të ndryshme bashkëpunimi me kompani të njohura farmaceutike amerikane, përfshirë prodhimin me licencë, përfaqësimin marketing dhe autorizimet për shpërndarjen e produkteve të tyre. Bashkëpunimi me kompanitë kryesore amerikane në sektorin farmaceutik, Medtronic dhe MSD, si dhe me marka multinacionale nga SHBA në segmentin e bimëve medicinale ka një rëndësi të veçantë për “Alkaloid”.

Tregu amerikan me madhësinë, konkurrencën, kornizën rregullatore të rreptë dhe standardet e larta për cilësi dhe përputhshmëri përbën një segment të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të pranisë ndërkombëtare të kompanisë. Vizita përfaqëson një mundësi tjetër për forcimin e lidhjeve biznesore dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët amerikanë, si dhe për hapjen e perspektivave të reja për zhvillim të mëtejshëm dhe zgjerim të pranisë ndërkombëtare të “Alkaloid”.

PR

Lajme të ngjashme