Nesër mot me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu

Moti nesër do të jetë me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, lokalisht më të dendura (mbi 25 l/m²). Në fund të ditës reshjet do të ndalen, njofton UHMK.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, e cila në disa vende përgjatë Povaradarisë do të forcohet herë pas here. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 10 deri në 14 gradë.
Në Shkup, mot me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të dobët deri mesatar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 12 gradë.
Që nga e mërkura dhe në ditët në vijim moti do të jetë stabil dhe i thatë me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Që nga e premta vranësirat do të ulen dhe gjatë ditëve të fundjavës priten mëngjese më të ftohta me temperaturë minimale që në disa vende do të zbresë nën zero gradë.



