Struga në Shkup e mposhti Vardarin

Vardari, në derbin e javës së 12-të, në kampionatin vendas, humbi nga Struga 0:1 (0:1). Struganët janë të dytët në tabelë me një pikë më pak se lideri Shkëndija, ndërsa Vardari ka 21 pikë, gjashtë më pak se ekipi i parë në tabelë.
Golin e vetëm në minutën e 31-të e shënoi sulmuesi Marjan Radeski. Fal hodhjes nga ana e majtë, mbrojtja e Vardarit nuk reagoi, dhe pasi topi arriti te Radeski, ai mposhti portierin Taleski.
Më parë, në minutën e tetë, VAR-i anuloi penalltinë e akorduar për Vardarin për shkak të pozicionit jashtë loje.
Në pjesën e dytë Vardari ushtronte presion ndaj portës së Strugës, por nuk arriti të shënojë gol.
Tabela:




