Vardar përfundoi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve me barazim

Lojtaret e dorëbastit të Vardarit përfunduan pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve me një barazim 26:26 kundër Melsungenit. E kuqezinjtë do ta vazhdojnë sezonin në Ligën Evropiane të EHF-së. Ekipi gjerman së bashku me Vislan nga kjo grupë kaluan në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve.
Dueli në "Jane Sandanski" nuk ishte shumë cilësor, por ishte jashtëzakonisht i paqartë. Asnjë ekip nuk pati një avantazh më të madh se dy gola.
Vardari në pjesën e parë, në fund, arriti të kompenzojë një minus prej dy golash dhe hyri në pjesën e dytë me plus dy (14:12).
Ekipi gjerman pas tetë minutash lojë riktheu avantazhin prej dy golash. Më pas loja vazhdoi në seri deri në fund.
Në 25 sekonda para fundit, Faduil realizoi një shtatëmetërsh, duke i dhënë avantazh Vardarit 26:25, por Melsungeni u përgjigj përmes Drostenit për rezultatin përfundimtar 26:26.
Valah udhëhoqi Vardarin me 14 pritje, Faduil shënoi shtatë gola. Më efikasi te Melsungeni me tetë gola ishte Shtel, portieri Simiç regjistroi 12 ndërhyrje.
Foto/ facebook.com/rkvardar



