E enjte, 22 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Van Gaal: Nuk është mirë, çdo kush sot mund të luajë në Ligën e Kampionëve

22.10.2026, 16:23

Trajneri holandez Luis Van Gaal kritikoi sistemin e ri të Ligës së Kampionëve, pasi beson se tani ka shumë klube dhe shumë ndeshje, dhe për këtë arsye lëndimet e futbollistëve po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Trajneri i njohur holandez beson se numri më i madh i golave nuk do të thotë domosdoshmërisht futboll më të mirë.

"Format i çuditshëm. Sot në Ligën e Kampionëve, Kurto dhe Murto mund të luajnë", deklaroi Van Gaal për mediat holandeze.

Ish-fituesti i këtij kompeticioni me Ajaxin në sezonin 1994/95, shpjegoi se çfarë e shqetëson më shumë.

"Quhet Liga e Kampionëve, apo jo? Atëherë duhet të luajnë më të mirët. Jo nëse ka një diferencë kaq të madhe në cilësi. Atëherë do të kishte më pak gola, por ndeshjet do të ishin me standard më të lartë dhe do të shikonim futboll më të mirë."

Van Gaal mbështet një ndarje më të qartë të klubeve sipas cilësisë, dhe si shembull përmendi organizimin e hokejit mbi akull.

"Si në hokejin mbi akull. Atje keni nivelin A, pastaj nivelin B dhe kështu me radhë. Sigurisht, në futboll kemi Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës, por UEFA vetëm fshihet pas tyre... Në të gjithë botën e futbollit, ndeshjet organizohen sipas nivelit të cilësisë. Vetëm në majë nuk është kështu."

Holandezi u ndal edhe te qasja sulmuese e Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, duke theksuar ndikimin e trajnerëve të tyre, si dhe fuqinë financiare të klubit francez.

"Trajnerët ishin Hansi Flick dhe Luis Enrique, të cilët gjithmonë luanin futboll sulmues. Përveç kësaj, PSG ka një sasi të pakufizuar parash për të sjellë lojtarë", tha Van Gaal.

Lajme të ngjashme