Luij van Gaal e akuzoi Siti për shkarkimin që mori para nëntë vjetësh

Kaluan nëntë vjet që nga kur Luij van Gaal u shkarkua nga stoli i Manchester United. Duket se holandezi kurrë nuk ka arritur ta pranojë vendimin e klubit.
Holandezi fitoi Kupën FA, por pas vetëm 24 orësh u shkarkua, sepse ekipi nuk përfundoi në katër të parët në Premier Ligë.
Në fund, diferenca në gola vendosi, dhe Manchester City zuri vendin para United.
Van Gaal beson se e gjithë situata mori një dimension shtesë për shkak të akuzave lidhur me menaxhimin financiar të rivalit qytetar.
Ai beson se historia ndoshta do të kishte shkuar ndryshe nëse rrethanat në garën për vendin do të ishin të barabarta.
"Në atë kohë kjo ndoshta ishte faktori vendimtar për shkarkimin tim në Manchester United dhe të gjitha pasojat dhe vuajtjet që rrjedhën prej tij. Nuk mund ta kthej historinë mbrapsht. As Federata e Futbollit nuk mund ta bëjë këtë", deklaroi Van Gaal për "Athletic".
Kur u pyet se çfarë dënimi duhet të marrë Manchester City nëse vërtetohet përgjegjësia e klubit, Van Gaal nuk dëshironte të gjykojë paraprakisht. Përgjegjësinë për vendimin përfundimtar e la te autoritetet.
"Gjykatësi do të duhet të vendosë."

