Raste numri i rasteve të dhunës në familje: djali sulmoi babanë, gruaja burrin me mjet të mprehtë

Policia ka regjistruar tre raste të dhunës në familje dhe kërcënimesh në Bitola, Veles dhe Shtip, ku tre persona janë arrestuar.
Në Bitola, dje në orën 20:35, punonjës policie arrestuan një burrë 45-vjeçar me inicialet A.H., pasi në shtëpinë familjare sulmoi fizikisht babanë e tij 74-vjeçar.
Në Veles, sot në orën 2:20 pas mesnatës u arrestua 63-vjeçarja M.T., pas një kallëzimi paraprak se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht burrin e saj 68-vjeçar, duke përdorur një mjet të mprehtë. Mjeti u gjet dhe u sekuestrua, ndërsa për rastin u njoftua prokurori publik.
Rasti i tretë u regjistrua në Shtip, ku dje në orën 17:40 policia arrestoi 42-vjeçarin T.G., pasi kërcënoi vëllain e tij 45-vjeçar.
MPB njofton se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të ndiqen kallëzime përkatëse, respektivisht padi.

