(Video) DUI publikoi video me dhunën e pretenduar policore, rasti është në MPB

DUI mbrëmë publikoi një video për të cilën pretendon se tregon dhunë policore ndaj dy burrave të rinj gjatë një ndërhyrjeje të mërkurën.
Në video duken goditje, por nga ajo nuk mund të përcaktohet identiteti i personave dhe të gjitha rrethanat e incidentit. Rasti është në duart e policisë.
DUI kërkoi hetim urgjent dhe përgjegjësi për veprime të mundshme të paligjshme.



